Imzot Miliore Ecosoc-ut të Nju Jorkut: mbrojtja e dinjitetit të gruas është një nga
elementet e domosdoshme për zhvillimin e Planetit.
(02.07.2010 RV)Nuk mund të konceptohet asnjë ide, pa njohjen e barazisë dhe
të dinjitetit të grave. E pohoi këtë, në Nju Jork, kryeipeshkvi Çelestino Miliore,
në fjalimin mbajtur para Këshillit Ekonomiko-shoqëror të OKB-së (Ekosok). Vëzhguesi
i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, theksoi se duhet fuqizuar gjithnjë
më shumë roli i gruas në shoqëri, posaçërisht në jetën publike, duke kërkuar më shumë
mbrojtje në fushën e shëndetit e të shkollimit.