Gjenerali amerikan, Dejvid Petreus, po qëndron në Afganistan për të marrë përgjegjësinë
e forcave ndërkombëtare kundër kryengritjes së talibanëve në këtë vend. Dy ditë më
parë, Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi gjeneralin Petreus për komandant të
trupave amerikane dhe të NATO s në Afganistan. Gjenerali Dejvid Petraues vjen në vend
të gjeneralit Stenli Mekristal, i cili u shkarkua javën e kaluar pasi i kishte kritikuar
zyrtarët më të lartë amerikanë në një artikull në revistën ‘Rolling Stone’.