2010-07-02 17:14:14

Ati i Shenjtë organizatorëve të DBR-së së Madridit: uroj që Krishti t’ua fitojë zemrat të rinjve.


(02.07.2010 RV)Lëreni dashurinë e Krishtit t’i pushojë zemrat tuaja: këtë ftesë u bën Papa të rinjve, që do të marrin pjesë drejpërdrejt ose shpirtërisht në Ditën Botërore të Rinisë, duke u takuar, sot paradite, me kardinalin Antonio Maria Rouco Varela, kryeipeshkëv i Madridit, që ishte në Vatikan, së bashku me delegacionin e organizatorëve të Ditës Botërore të Rinisë 2011. Kujtojmë se BDR-ja do të kremtohet gushtin e ardhshëm, në kryeqytetin spanjoll. Papa ia besoi Virgjërës Mari, përgatitjet e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për ardhmërinë e Kishës.RealAudioMP3

Dita Botërore e Rinisë nuk është takim i thjeshtë i disa njerëzve, por rast i shkëlqyer që të rinjtë e mbarë botës të pushtohen nga dashuria e Krishtit. Kështu e përshkroi Papa takimin e verës së ardhshme, në Madrid të Spanjës, ku do të mblidhen përsëri mijëra e mijëra të rinj, nga të pesë kontinentet, për të kremtuar Ditën XXVI Botërore të Rinisë. Duke dëgjuar mysafirët, Ati i Shenjtë u shprehu kënaqësinë për punën e tyre përgatitore, që vijon me sukses të plotë gjatë gjithë këtyre muajve:
“Son muchos los jóvenes que tienen puestos sus ojos en esa hermosa ciudad, con el gozo de poder encontrarse en ella…”
Janë shumë, tha Papa, të rinjtë, të cilët i drejtojnë sytë nga ky qytet i bukur, me gëzimin se do të mund të takohen, për të dëgjuar, fjalën e Krishtit, që mbetet gjithnjë i ri e për të ndarë së bashku fenë, krijuese e harmonisë si dhe dëshirën e tyre të natyrshme për ndërtimin e një bote më të mirë, të frymëzuar nga Ungjilli:
“A todos vosotros y a vuestras familias os recordaré fervientemente en la oración...
Si e përfundoi fjalimin, Papa e siguroi delegacionin spanjoll se do të lutet, që Zoti t’i bekojë përpjekjet për organizimin e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.