2010-06-30 16:19:54

Saktësim i atë Lombardit për notën lidhur me funksionet e Propaganda Fide-s. Ripohohet nderimi e solidariteti për kardinalin Sepe.


(30.06.2010 RV)I pyetur nga disa gazetarë, për notën, botuar të hënën e kaluar, mbi detyrat e funksionet e Kongregatës së Ungjillëzimit të Popujve, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, saktësoi sa vijon: “Lidhur me veprimet financiare, në të cilat, pohonte Nota, mund të jenë vërtetuar edhe gabime në vlerësime, duhen konsideruar si të dhëna të përgjithshme, pa përmendur asgjë të veçantë”. Përsa i përket kryeipeshkvit të Napolit, kardinalit Sepe, në krye të Kongregatës në fjalë, nga viti 2001 deri më 2006, ripohohet nderimi e solidariteti, me bindjen se veprimtaria e tij korrekte, do të çojë në sqarimin e plotë e të shpejtë të procedurave gjyqësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.