Kardinali Sandri në Eritrè, për të përkujtuar 150-vjetorin e vdekjes së Shën Justinit
De Jakobis.
(30.06.2010 RV)Një shtegtim në Eritré, për të përkujtuar një misionar të tetëqindës,
që u shpall shenjt e konsiderohet “Ati i Kishës katolike të vendit”: Justin De Jakobis.
Me rastin e 150-vjetori të vdekjes së tij, kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës
për Kishat Lindore, do të bëjë një udhëtim në shtetin afrikan, duke nisur nga data
6 korrik. Hirësia e Tij, njofton një komunikatë, i shoqëruar nga nunci apostolik në
Eritré e Sudan, kryeipeshkvi Leo Bokardi, do të vizitojë tri heparkitë katolike lindore
të Azmarës, Barentusë e Kerenit (me 150 mijë besimtarë). Do të takohet me ipeshkvijtë,
meshtarët, rregulltarët e laikët, për t’u çuar përshëndetjen e Benediktit XVI e për
t’u kujtuar se Kongregata për Kishat Lindore është gjithnjë pranë tyre.