Komisioni Evropian bëri të ditur se 16 Vendet e eurozonës mund ta humbin lidhjen e
tyre në fondet e BE së dhe të detyrohen të depozitojnë mjete, nëse i shkelin rregullat
e buxhetit për kufizimin e deficitit dhe borxhit. Propozimi nga trupi ekzekutiv i
BE së është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të ashpërsuar rregullat
e disiplinës së buxhetit financiar për të shmangur një tjetër krizë të borxheve si
ajo që e goditi Greqinë. Propozimi tash do të studiohet nga ministrat e financave
të BE së. Po sot, Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do t'u huazojë bankave komerciale
afro 132 miliarda euro për tre muaj. Shuma është më e vogël se sa pritej, duke lënë
të kuptohet se bankat në eurozonë janë në gjendje më të mirë se sa mendohej më parë.