2010-06-30 16:19:33

Avokati i Selisë së Shenjtë, pas njoftimit të Gjykatës së Lartë të SHBA: asnjë vendim lidhur me rastin; jemi në rrugë të drejtë


Avokati i Selisë së Shenjtë në SHBA, Xhefri Lena, lëshoi sot një komunikate shtypi, pas njoftimit se Gjykata e Lartë nuk do të shprehet lidhur me apelimin e bërë nga Selia Apostolike. Vatikani i kërkoi Gjykatës federale në Oregon ta ndalonte çështjen gjyqësore, në të cilën fajsohej se kishte transferuar një meshtar, pa marrë parasysh se akuzohej për shpërdorime seksuale mbi të miturit. Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA për të mos u shprehur mbi kërkesën e Selisë së Shenjtë, nuk është deklaratë lidhur me çështjen, nënvizon avokati, duke shtuar: kjo tregon që SHBA mendojnë se Selia e Shenjtë është në rrugë të drejtë lidhur me këtë çështje. Efekti i vendimit të Gjykatës së Lartë, shpjegon Lena, është që çështja të rikthehet në gjykatën e rrethit të Oregonit, ku do të dëgjohen mbrojtjet shtesë. Pala e dëmtuar, kujton avokati amerikan, niset nga teoria gjyqësore sipas së cilës meshtari që ka bërë shpërdorimet, ishte nëpunës i Selisë së Shenjtë. Natyrisht, sqaron avokati Lena- do t’i shpjegojmë Gjykatës së rrethit se prifti në çështje nuk është nëpunës i Selisë së Shenjtë e se prandaj kjo gjykatë nuk mund ta gjykojë Selinë Apostolike. Selia e Shenjtë nuk i paguan rrogë meshtarit, e as nuk e kontrollon në veprimtarinë e tij të përditshme. Meshtari, rregulltar i Urdhërit të Shërbëtorëve të Marisë, nuk njihej fare në Selinë e Shenjtë, as para e as mbas ngjarjeve, që e çuan në gjykatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.