2010-06-29 17:52:38

Krezmimi i të rinjve në Kishën e Prishtinës


Të dielën e kaluar në Kishën e Shëna Ndout në Prishtinë, gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë, një grup të rinjsh e të rejash morën Sakramentin e Krezmimit, pra Sakramentin e Përforcimit në fe nga ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji.
Ky kremtim ishte një ndër ngjarjet e rëndësishme që shënoi jetën dhe veprimtarinë e bashkësisë së vogël kishtare të kryeqytetit të Kosovës gjatë këtij viti baritor, që me përvujtëri e bindje dëshmon vlerat e Ungjillit të Krishtit. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.