Samiti G20 në Toronto. Dokumenti përfundimtar përcakton masat kundër krizës
Liderët e grupit G20 janë dakord për mbështetjen e rimarrjes së ekonomisë, rritjen
e punësimit e kontrollin rigoroz të llogarive e gjendjes financiare. G20 pajtohet
që t’i reduktojnë deficitet dhe të ndjekin “politika miqësore të rritjes” ekonomike.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit në Toronto të Kanadasë, pohohet vazhdimi në
rrugën e reformave të sistemit financiar e të trasparancës, duke ripohuar jo-në ndaj
proteksionizmit. Këto janë disa nga elementet kryesore të deklaratës përfundimtare
të Samitit të G20 nč Toronto. Po kështu pohohet prioriteti i G20 thuhet të jetë
ulja e borxhit dhe e shpenzimeve afatshkurta për nevojat e karburantit. Deklarata
pohon se “ekonomitë e zhvilluara u janë përkushtuar planeve për përgjysmimin e deficiteve
deri në vitin 2013 dhe stabilizimin apo reduktimin e borxhit të qeverisë deri në vitin
2016”.