2010-06-27 12:33:00

Atë Dedë Markolaj kremton 60-vjetorin e meshtarisë


(27.06.2010 RV)I lindur në Ljarje, i përgatitur për rrugën rregulltare në Shkodër e në Kroaci, shugurohet Meshtar në Dubrovnik me 09.06.1950. Këtë ditë të paharrueshme kremtoi dje Pater Deda, pas 60 vjet meshtarie, në shërbim të Zotit e të njeriut. E për Atë Dedën na flet sivëllai i tij françeskan, Atë Pashko Gojçaj:
 
Atë Deda lindi me 06.02.1924. në Ljare në familjen e Zefit e të Marie Vukmaraj. U pagëzue në të njâjten vjetë, me emnin Gjokë.
Mbasi kreu shkollën fillore në vendlindje, kaloi në Shkodër, në seminarin e në kolegjin françeskan, në vjetin 1936.
Shkollen e mesme e kreu në liceun françeskan “Illyricum”.
Me 15.09.1940 hyni në noviciat, deri me 16.09.1941 në Troshan, ku edhe bani kushtet e para.
Kushtet e përjetshme i bani me 30.07.1945. në Shkodër.
Studimet filozofiko – teologjike i kreu në Dubrovnik, në vitin 1947, ku mbas 5 vjetësh edhe diplomohet.
Meshtar shugurohet në Dubrovnik me 09.06.1950.
Nis, kështu, shërbimin meshtarak:
Gjatë vjetve 1951-55 asht kapelan në spitalin e Dubrovnikut.
Prej vjetës 1955 - 61 shërben në “Mali Loshinj”, Kroaci.
Famullinë e Kunes e të Janjines në Peleshac, Kroaci, e administron gjatë vjetëve 1961- 63.
Në Rijekë asht kapelan në famullinë e “Shën Kollit” gjatë vjetve 1963- 64.
Në dioçezin e Tivarit kthehet në vjetin 1964.
Famullin e Ljares e administron gjatë vjetve 1964 -66.
Famullitar i Grudes emnohet në vjetin 1966 ku shërben deri në vjetin 2000: 34 vjet.
Prej vjetës 1991 jeton në Tuz, gjithnji si famullitar i Grudës.
Në vjetën 2000 del në pension.
Disa herë me rradhë ka kenë prior i Misionit Françeskan në Malsi.
Një jetë në shërbim të Zotit e të njeriut. Shërbim që nuk njeh moshë, as pension!


 







All the contents on this site are copyrighted ©.