2010-06-23 16:04:24

Obama-MekKristal ballë për ballë, pas kritikave të gjeneralit kundër Shtëpisë së Bardhë për Afganistanin


(23.06.2010 RV)Presidentit amerikan Barak Obama i duhet të përballojë, pas derdhjes së naftës në det e krizës ekonomike, edhe “çështjen MekKristal”. Gjenerali Stenli MekKristal, që komandon forcat amerikane në Afganistan, kritikon ashpër administratën shtetërore, në faqet e revistës “Rolling Stone”, duke e quajtur përgjegjëse për gjendjen e vështirë në Afganistan. Vetë Obama përkufizohet si “i papërgatitur e person që impenjohet pak, prandaj deziluzionues”. Ironi e tallje janë përdorur edhe kundër zv.presidentit e ambasadorit amerikan në Kabul. Madje edhe Riçard Holbruk, i dërguari amerikan në Afganistan e në Pakistan, është vënë në shënjestër nga gjenerali MekKristal, i cili ka ofruar dorëheqjen, duke e quajtur intervistën një gabim, për shkak të aftësive të pakta për të folur me mediat. Të dëgjojmë mendimin e kryetarit të Qendrës italiane të Studimeve Ndërkombëtare, Andrea Marxheleti:
Është jashtëzakonisht e rëndë, pasi gjendja në Afganistan është e ndërlikuar dhe kritike. Një lajm që duhej të kishte kaluar në faqet e fundit të kronikave politike amerikane, mori rëndësi ndërkombëtare. Gjithsesi, duhet thënë se ushtarakët kanë të drejtë të dyshojnë për vendimet që merren, pasi ato vënë në rrezik jetën e qindra personave, jo vetëm të ushtarëve, por edhe të civilëve. Tjetër gjë është mosbesimi në krerët politikë të kombit, që është mirë të shprehet në vendin e duhur e jo në faqet e gazetave.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.