2010-06-23 16:04:56

Nga Kirgizistani në Kolumbi, janë miliona refugjatët në Botë. Imzot Tomazi: kërkohet më tepër impenjim.


(23.06.2010 RV)Duhen kombinuar siguria dhe respekti për dinjitetin e të drejtat e njeriut: ky ishte thelbi i ndërhyrjes së Vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë në selinë e OKB-së në Gjenevë, imzot Silvano Tomazi, në takimin e 48-të të Komitetit Ekzekutiv të Agjensisë së OKB-së për Refugjatët.
Në fund të vitit 2009, numri i refugjatëve në botë kishte arritur në 43 milion e 300 mijë vetë. E janë dy rastet, veçanërisht alarmuese: 4 milion e 900 mijë vetë vetëm në Kolumbi, e valët e fundit të emigrantëve nga Kirgizistani. Imzot Tomazi nënvizoi se Selia e Shenjtë mbështet impenjimin e Agjensisë ndërkombëtare për të denoncuar rastet dhe për të kërkuar mbrojtjen e këtyre personave, e cila është detyrë etike. Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka miratuar masa, që i kthejnë mbrapsht, sidomos personat që vijnë nga Afrika e Azia, pa verifikuar më parë nëse kanë të drejtë për të kërkuar strehim politik.







All the contents on this site are copyrighted ©.