2010-06-23 16:05:21

Arrestohen 27 vetë për atentatin e djeshëm në Stamboll


(23.06.2010 RV)Policia turke arrestoi sot 27 vetë për atentatin e djeshëm në Stamboll, i cili shkaktoi vdekjen e katër ushtarëve dhe të vajzës së një oficeri. Bomba e telekomanduar kishte si objektiv një autobuz me personel ushtarak, që drejtohej për në vendin e punës. Atentati u mor përsipër nga militantët radikalë kurdë dhe është episodi i fundit i dhunës, që shpërtheu pasi lideri kurd Abdullah Oshalan njoftoi nga burgu se i ka humbur shpresat për dialog me Ankaranë. Qëllimi i bisedimeve të mundshme ishte fundi i konfliktit kurd, që vazhdon prej 26 vjetësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.