2010-06-22 16:17:13

Samiti V botëror i feve


(22.06.2010 RV)U hap dje në Uinipeg të Kanadasë, Samiti V botëror i feve, në të cilin marrin pjesë rreth 80 krerë fetarë nga e gjithë bota, ndër të cilët të krishterë, hebrenj, myslimanë, budistë, xoroastrianë, hinduistë. Takimi bëhet vetëm pak ditë para mbledhjes së G8-ës dhe të G20-ës, të cilat do të zhvillohen në Muskoka dhe në Toronto, nga 25 deri më 27 qershor e ku do të marrin pjesë edhe presidentët e SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës.
Në rendin e ditës së Samitit botëror të feve janë të drejtat e njeriut, liria fetare, zhdukja e varfërisë, problemet e ambientit, paqja dhe siguria. Krerët fetarë u bëjnë gjithashtu thirrje liderëve botërorë të marrin masa të guximshme e konkrete kundër varfërisë, për ambientin e për arritjen e paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.