2010-06-22 17:46:27

Administratori apostolik në Kirgizistan: Papën e ndjejmë afër.


(23.06.2010 RV)Pas thirrjes për paqën në Kirgizistan, që Benedikti XVI bëri të dielën gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot, në Vatikan, administratori apostolik në Kirgizistan, imzot Nikolaus Mesmer deklaroi për agjencinë Fides se afërsia e Papës e ngushëllon. “Na ngushëllon dhe na jep zemër se situata e vështirë që po përjeton popullsia është në mëndjen dhe uratët e Papës. Ne katolikët jemi një grigjë e vogël që vazhdon të lutet për paqën dhe për të mirën e popullit. Edhe prania e Karitasit, sot këtu, na bën t’a ndjejmë afërsinë e Kishës universale.” - tha për agjencinë Fides imzot Mesmer. Ndërkaq në jug të vendit sot rifilluan përleshjet me armë. Forcat e rendit organizuan bastisje shtëpi për shtëpi në lagjen uzbeke të Narimanit. Dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u arrestuan.
Sipas Ministrisë së shëndetit të Kirgizistanit, konflikti ndëretnik që shpërtheu më 11 qershorin e kaluar, deri tani ka shkaktuar të paktën 208 të vdekur, ndërsa të plagosurit janë rreth dy mijë.







All the contents on this site are copyrighted ©.