2010-06-21 17:46:18

SHBA-të dhe Rusia shprehin shqetësim për tensionin në Kirgizistan


(21.06.2010 RV)Gjatë një bisede telefonike, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton dhe kolegu i saj rus, Sergei Lavrov shprehën shqetësim për gjendjen në Kirgizistan. Ndeshjet etnike ndërmjet uzbekëve dhe kirgizëve vazhdojnë në jug të vendit, duke shkaktuar të vdekur e të plagosur në Osh e në rrethina. Sipas analistëve lokalë, dhuna ka për qëllim frikësimin e popullsisë në prag të referendumit mbi Kushtetutën e re, që do të bëhet më 27 qershor. Shumë klane lokale mendojnë se Kushtetuta do ta zvogëlojë pushtetin e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.