2010-06-21 17:44:47

Mesha e Papës në solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit. Dorëzimi i paliove për metropolitët e rinj.


(21.06.2010 RV)Sipas traditës, Benedikti XVI do të kremtojë solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit me dy ditë aktivitetesh. Të hënën e ardhshme, më 28 qershor, Papa do të kryesojë Lutjet e para të Mbrëmjes në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në orën 18.00. Paraditen e 29 qershorit, në orën 9.30, në Bazilikën e Vatikanit, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën sëbashku me disa kryeipeshkvij metropolitë, të cilëve do t’u japë palion e shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.