2010-06-21 17:46:08

Forcohet fondamentalizmi në Somali: mjekrra bëhet ligj në Mogadisho


(21.06.2010 RV)Rebelët e Partisë islamike somaleze, që kontrollojnë një pjesë të kryeqytetit Mogadisho, bënë të njohur se mbajtja e mjekrrës nga burrat e qytetit dhe shkurtimi i mustaqeve, sipas traditës salafite, është bërë ligj i detyrueshëm. Grupi ekstremist islamik, i udhëhequr nga shehu Hasan Daher Auejs është i njohur për ndalimin e transmetimit të çdo lloj muzike nga radiot lokale. Ka disa muaj, që grupe të tilla kanë vendosur sharinë në pjesë të ndryshme të vendit dhe përmes një lloj policie, të ngritur prej tyre, kontrollojnë që ligjet e saj të zbatohen nga të gjithë. Dënimi shkon nga prerja e dorës tek vdekja.







All the contents on this site are copyrighted ©.