2010-06-18 16:57:21

Kirgizistan: sipas kryeministres viktimat mund të jenë 2000 vetë


(18.06.2010 RV)Viktimat e ndeshjeve etnike në Osh, në jug të Kirgizistanit, mund të arrijnë shifrën 2000. Deklarata është bërë nga kryeministrja e qeverisë së përkohshme, Roza Otunbajeva, për vizitë në jug, megjithëse bilanci zyrtar flet vetëm për 192 të vrarë. Lajmi i tmerrshëm i shtohet alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës, kriza mund të përfshijë mëse 1 milion vetë dhe refugjatët mund të arrijnë në 300 mijë.
I dërguari amerikan, Robert Blejk vizitoi kampet dhe shprehu shqetësimin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve, duke folur për krizë humanitare. Ai dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkuan sot një hetim të pavarur mbi ndeshjet etnike ndërmjet uzbekëve dhe kirgizëve







All the contents on this site are copyrighted ©.