2010-06-17 16:04:39

U publikua programi i vizitës së Benediktit XVI në Sulmonë, të dielën më 4 korrik.


(17.06.2010 RV)Salla e Shtypit e Vatikanit bëri sot të njohur programin e vizitës zyrtare të Benediktit XVI në Sulmonë, të dielën, më 4 korrik. Papa do të niset me helikopter nga Vatikani në orën 08.30 dhe pas afërsisht 50 minutash do të zbresë në fushën e sportit “Serafini” të qytetit të Abrucit, prej nga do të drejtohet në sheshin qendror të Sulmonës, “Garibaldi” për të kryesuar Meshën dhe për Lutjen e Engjëllit të Tenzot. Në përfundim Papa do të hajë drekë me ipeshkvijtë e Abrucit, në Shtëpinë e Meshtarëve të Qendrës Baritore dioqezane të Sulmonës. Po këtu, në 16.30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Benediktit XVI dhe një delegacioni të Shtëpisë së riedukimit të qytetit. Pastaj, në orën 17, Papa Racinger do të bisedojë në katedralen e Sulmonës me të rinjtë që do të shkojnë të takohen me të.
Vizita do të mbyllet me nderimin e Papës para relikeve të Shën Panfilit dhe Shën Çelestinit V, që ruhen në kriptën e kësaj katedraleje.
Kthimi për në Vatikan është caktuar për në orën 17.45.







All the contents on this site are copyrighted ©.