2010-06-17 11:29:58

Sot më 17 qershor kalendari Kishtar përkujton Shën Ranierin


Sot më 17 qershor kalendari Kishtar përkujton Shën Imerin, Shën Eufeminë, Shën Adolfin, Shëna Vlashin, Shën Diogjenin, Shën Nikandrin, Shën Marçianin dhe Shën Ranierin, pajtor qiellor i qytetit të Pizës.
Shën Ranieri, tek figura e të cilit po përqendrohemi sot, lindi në Pizë të Italisë, nč një familje fisnikësh. Pasi kaloi një rini të bujshme, vendosi të bëhej murg e të jetonte në varfëri të plotë. Për të realizuar qëllimin, u nis për Jerusalem. Vizitoi së pari malin Tabor, ku u gjunjëzua në lutje për 40 ditë e 40 net.
Pastaj vijoi të shtegtonte për shtatë vjet me radhë në vise të tjera të Tokë së Shenjtë, duke u ushqyer vetëm me bukë e ujë. U kthye përsëri në qytetin e Pizës, së bashku me ambasadorin e republikës pizane dhe u vendos në kuvendin e Shën Vitos.
Ndërroi jetë më 17 qershor të vitit 1161 në moshën 43 vjeçare. Shumë mrekulli u kryen atë ditë, ndërmjet të cilave kujtojmë se, ndërsa trupi i shenjtit zbriste në banesën e mbrame, pra në varr, të gjitha kambanat e Kishave të qytetit ranë përnjëherësh, pa i prekur asnjë dorë njerëzore. Reliket Shën Ranierit ruhen në Kishën Katedrale të Pizës.







All the contents on this site are copyrighted ©.