2010-06-17 15:44:33

Papa priti në Vatikan, eprorin e përgjithshëm të Legjionarëve të Krishtit


(17.06.2010 RV)Benedikti XVI priti sot në audiencë në Vatikan eprorin e përgjithshëm të Legjionarëve të Krishtit, atë Alvaro Korkuera Martinez del Rio. Kujtojmë se më 30 prill, po në Vatikan, u zhvillua një mbledhje e sekretarit të shtetit, kardinalit Tarçizio Bertone me pesë ipeshkvijtë, e ngarkuar për t’i bërë një vizitë apostolike Kongregatës së themeluar nga atë Marsial Maçiel Degolado.
Pikërisht sjelljet e themeluesit të Legjionarëve – që quhen në notën zyrtare të Selisë së Shenjtë si “të rënda dhe objektivisht imorale” – kanë qenë, sipas Vizitorëve, arsyeja e pasojave të rënda në jetën dhe në strukturën e Kongregatës. Këto pasoja kërkojnë revizionimin e thellë të urdhërit.
Duke pranuar zellin e sinqertë të pjesës më të madhe të legjionarëve, Papa shpreh në notë dëshirën e Kishës për t’i shoqëruar me dashuri në rrugën e pastrimit që i pret. Kjo e fundit, do të përfshijë edhe konfrontimin me të gjitha viktimat e abuzimeve seksuale e të sistemit të pushtetit, të ngritur nga themeluesi.







All the contents on this site are copyrighted ©.