2010-06-17 16:05:34

Koncert në nder të Papës në Kapitol, më 29 qershor.


(17.06.2010 RV)Në të kremten e Shën Palit e Shën Pjetrit, më 29 qershor, në Romë, e pikërisht në Kapitol, do të mbahet një koncert në nder të Papës, pasardhës i Shën Pjetrit, traditë kjo që është rikthyer që prej dy vjetësh tashmë. Koncerti me titull “Zemra e Romës për Papën” do të ekzekutohet nga orkestra simfonike e Evropës së Bashkuar nën drejtimin e dirigjentit Gurer Ajkal.
Ngjarjen kulturore e paraqiti vetë kryetari i Bashkisë së Romë, Xhani Alemano, i cili sot paradite priti në takim pianisten Rosana Tomasi dhe përfaqësuesin e zyrës së komunikimeve shoqërore të Vikariatit, Anxhelo Cema.
“Një festë e madhe për Papën, si edhe një mënyrë për ta falenderuar për bekimin e Zojës së Monte Marios që do të bëhet më 24 qershor. Në ngjarje të tilla kulturore mund të bashkohesh rreth qytetarëve të Romës, pavarësisht bindjeve fetare që ka secili.” - tha mes tjerash kryetari i bashkisë së Romës, Alemano.







All the contents on this site are copyrighted ©.