2010-06-17 14:38:04

Kisha e komunikimi me mediat në kohë krize


(17.06.2010 RV)Zëdhënësit e Konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës zhvillojnë takimin e tyre të përvitshëm në Sllovaki (Bratislavë e Nitra) nga data 16 deri më 19 qershor për të diskutuar mbi komunikimin në kohë krize.
Takimi i zëdhënësve është organizuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës për të trajtuar çështjet e rëndësishme të komunikimit të Kishës me botën e mediave e për të studiuar së bashku mundësitë e reja të depërtimit të lajmeve kishtare në faqet e mediave lokale.
Në këtë takim, për herë të parë, merr pjesë edhe zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, prifti dom Gjergj Meta, i cili së bashku me kolegët e tij shkëmbejnë përvojat e flasin për aspektet e informacionin Kishtar në shoqërinë e sotme, për qëndrimet dhe pasqyrimin e veprimtarisë së Kishës në mediat vendore.
Para zëdhënësve të Konferencave ipeshkvnore evropiane flasin ipeshkvij dhe ekspert të mediave si mons. Giuseppe Antonio Scotti, Sekretar i dytë i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, prof. Josč Marěa La Porte, zëvendës Dekan i Fakultetit të Komunikimeve pranë Universitetit Papnor ‘Santa Croce’ e të tjerë. Po më hollësisht mbi këtë takim dhe marrëdhëniet e Kishës e mediave në Shqipëri, të dëgjojmë dom Gjergj Metën...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.