2010-06-16 12:41:42

Sot më 16 qershor kalendari Kishtar kremton Shenjtorët Julita e Kuiriku


Nënë e bir, janë dy figura që lidhen në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën.
Kuiriku është një ndër fëmijët e pafajshëm që mbyti Herodi në Betlehem, duke dashur të zhdukë Krishtin Fëmijë. Kur nisi masakra, Julita, vejushë e re, e bukur e shumë e pasur, për ta shpëtuar të birin e vetëm, Kuirikun, iku nga Betlehemi. Por u kap në afërsi të Tarsit dhe iu nënshtrua torturave më mizore, për të mohuar Krishtin.
Për këtë kriminelët përdoren të birin: e kapën foshnjën nga njëra këmbë dhe e mbajtën pezull, në pritje që e ëma të mohonte fenë e krishterë. Por me që ajo vijoi ta pohonte pa asnjë lëkundje, e lëshuan foshnjën, që ra përdhé tek këmbët e Julitës me kokën e coptuar. Trutë e birit të vetëm spërkatën rrobat e nënës, së cilës më pas iu pré koka.
Kuiriku është një nga martirët më të njohur të lashtësisë së krishterë, kulti i të cilit u përhap kudo. E dëshmojnë këtë kishat që iu kushtuan në Siri, Palestinë, Ponto, Itali, Francë, Spanjë e vise të tjera. Devocioni për Nënën e Birin është shumë i përhapur në kishat sllave të traditës bizantine. Ikonografia i paraqet gjithnjë së bashku.







All the contents on this site are copyrighted ©.