Raport britanik mbi viktimat e “Bloody Sunday”: të gjithë të pafajshëm
(16.06.2010 RV)Kanë kaluar mëse 35 vjet, por më në fund, viktimat e ngjarjes,
që ka hyrë në histori si “Bloody Sunday”, mund të gjejnë paqe. Sipas raportit të një
komisioni, ngritur 12 vjet më parë, 13 manifestuesit e vrarë dhe 14 të plagosurit
(njëri prej të cilëve vdiq më vonë) nga forcat speciale britanike në Londonderri të
Ulsterit, më 30 janar 1972, janë të pafajshëm. Ngritja e këtij komisioni kontribuoi
në arritjen e paqes në Irlandën e Veriut, më 1998. Sipas raportit, ushtarët
e dërguar nga Londra hapën zjarr të parët, pa asnjë lloj paralajmërimi. Personat e
vrarë nuk përbënin rrezik për policinë, pavarësisht se manifestonin kundër anglezëve.
Mijëra vetë, ndër të cilët lideri i Shin Feinit, Xherri Adams dhe Nobeli për paqen,
Xhon Hjum manifetuan edhe sot në Londonderri, ku dëgjuan fjalët e kryeministrit Kamerun
transmetuar drejtpërdrejt aty ku u është paraqitur raporti familjeve të viktimave.