2010-06-16 16:32:40

Kirgizistan: 187 viktima në ndeshjet ndëretnike


(16.06.2010 RV)Arriti në 187 viktima, bilanci i ndeshjeve ndëretnike në jug të Kirgizistanit, ku që prej një jave luftojnë etnia kazake me atë uzbeke. Numri i të plagosurve e kapërcen 1900-shin. Ministria e Shëndetësisë sqaron se shumica e viktimave janë vrarë në qytetin Osh, epiqendra e konfliktit, ndërsa të tjerët në Al Zhalalabad.
E pas deklaratës së djeshme të OSBE-së, edhe Kombet e Bashkuara fillojnë të flasin për spastrim etnik. “Zhvillimi dhe përmasat e dhunës, që ka shkaktuar eksodin masiv të uzbekëve nga jugu i Kirgizistanit mund të konsiderohet spastrim etnik”, denoncoi këshilltari i veçantë i Pallatit të Qelqit për genocidin, Eduard Luk.
Ndërkaq, keqësohet gjendja humanitare, me 250 mijë refugjatë të brendshëm dhe me përdhunimet e vjedhjet që vazhdojnë në Osh. SHBA-të kanë dërguar një person të plotfuqishëm për të biseduar me autoritetet lokale dhe kanë caktuar gati 1 milion dollarë si ndihma për emergjencën. Amerikanët kërkojnë ndërhyrjen ndërkombëtare në vend, ndërsa qeveria e përkohshme kirgize i ka bërë thirrje Kremlinit të dërgojë një kontingjent ushtarak për të vendosur rendin.







All the contents on this site are copyrighted ©.