2010-06-16 16:32:27

Gjenerali serb Mladiç “paraqet” kërkesë për t’u njohur si i vdekur


(16.06.2010 RV)Avokati i familjes së gjeneralit serb Ratko Mladiç paraqiti sot në Gjykatën e Beogradit kërkesën për njohjen e vdekjes së kriminelit, të akuzuar për genocid e krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Hagës. Autoritetet e hodhën menjëherë poshtë këtë kërkesë absurde dhe deklaruan se do të vazhdojnë kërkimin.
Që nga shkurti 2003 nuk ka pasur më asnjë sinjal, që të tregojë se Mladiç është gjallë. Gjenerali ishte i sëmurë rëndë dhe, sipas familjes, mund të ketë vdekur. Ligji serb parashikon që një person të shpallet i vdekur, pesë vjet pasi nuk ka lajme për të, vetëm nëse është të paktën 70 vjeç. Ratko Mladiç duhet të jetë 68 vjeç, sipas çertifikatës së lindjes së komunës së Kalinovikut.







All the contents on this site are copyrighted ©.