2010-06-15 15:19:27

Konferenca ipeshkvnore angleze paraqet broshurën “Papa në Mbretërinë e Bashkuar” nga 16-19 shtator 2010.


(15.06.2010 RV)Kryeipeshkvi Vinsent Nikols paraqiti sot pasdite gjatë një konference shtypi pranë selisë së Konferencës Ipeshkvnore Katolike angleze dhe të Uellsit, në Londër broshurën “Papa në Mbretërinë e Bashkuar”.
Broshura, që botohet me rastin e vizitës së Benediktit XVI në vend, nga data 16-19 shtator 2010, do t’i dërgohet këtë fundjave të gjitha famullive në Angli, Uells dhe Skoci. Synimi i Konferencës ipeshkvnore britanike është që nëpërmjet kësaj broshure t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta rreth vizitës së Atit të Shenjtë si thirrja e fesë, dëshmimi i fesë në jetën e përditshme dhe roli i Kishës Katolike.
Siç vë në dukje parathënia e broshurës, sot ka shumë boshllëqe në opinionin publik lidhur me këto çështje. Dhe pikërisht qëllimi i broshurës është t’i mbushë këtë boshllëqe nëpërmjet fakteve dhe udhëzimeve.
“Këto të dhëna paraprake do të jenë të nevojshme për përgatitjen e vizitës së Papës: të dobishme për ata që janë kuriozë, të dobishme për ata që kanë nevojë të kuptojnë pak më tepër, të dobishme edhe për ata që po i ndjekin me vëmendje këto ditë historike.” – thuhet në broshurë.







All the contents on this site are copyrighted ©.