2010-06-15 16:38:16

Izrael-Vatikan:hapa përpara në marrëveshjen fiskale e juridike


(15.06.2010 RV)Bisedimet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit për marrëveshjen mbi statusin juridik, fiskal dhe të pronësisë së Kishës Katolike në vendin hebraik, po shkojnë drejt përfundimit. Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi sot se takimi në Komisionin dyplaësh, ngritur enkas për këtë problem, u zhvillua në një atmosferë të përzemërt.
Delegacioni i Selisë së Shenjtë kryesohej nga nënsekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Etore Balestriero, ndërsa ai i Izraelit, nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Daniel Ajalon. Takimi i ardhshëm do të bëhet më 6 dhjetor 2010, në Ministrinë e Jashtme izraelite. Ai do të paraprihet nga mbledhja e Komisionit teknik, më 27-28 korrik.







All the contents on this site are copyrighted ©.