2010-06-14 15:31:55

Patriku i Antiokisë për vizitë në Francë


(14.06.2010 RV)Patriku i Antiokisë së Maronitëve, kardinali Nasrallah Pierr Sfir filli sot një vizitë në Francë, me ftesë të presidentit të Senatit francez, Zherar Larshé. Kardinali libanez po takohet me autoritete civile e kishtare dhe do të kthehet në Liban për lumnimin e të nderuarit Stefan Nehmé, edhe ky maronit, më 27 qershor. Kujtojmë se kremtimi i ritit të lumnimit do të bëhet nga prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, imzot Anxhelo Amato.







All the contents on this site are copyrighted ©.