Në Belgjikë dje u mbajtën zgjedhjet për përtëritjen e parlamentit federal. Në Vend
ndryshojnë skenarët. Zgjedhjet dekretojnë Partinë separatiste, që mbështet pavarësinë
e rajonit holandisht folës të Belgjikës, fituese.Rezultatet përfundimtare të votimeve
të djeshme treguan se Aleanca e Re Flamane ka fituar 27 nga 150 vende në parlament. Kjo
është e para herë që një parti, e cila përkrah ndarjen e Belgjikës të fitojë më së
shumti vota në zgjedhjet kombëtare. Partia thotë se e mbështet ndarjen e Belgjikës
ndërmjet Flandrisë në veri, që flet holandishten dhe Valonisë në jug, që flet frëngjishten.
“Shtetit duhet të reformohet”, tha lideri i lëvizjes, Bart De Wever, por, nëse dëshiron
të sundojë, partia do të duhet të formojë koalicion me partitë valone. Socialistët,
të udhëhequr nga Elio Di Rupo, të cilët fituan më së shumti vota në Valoni, 26, gjithashtu
mund të jenë në situatë të favorshme për formimin e qeverisë së re. Bisedimet për
formimin e koalicionit të ri mund të zgjatin disa javë.