2010-06-14 16:31:44

Mesazh i Atit të Shenjtë me rastin e Shtegtimit të 32-të në këmbë, nga Maçerata-në Loreto.


(14.06.2010 RV)Nga Maçerata, drejt Shtëpisë së Loretos. Dhjetra mijëra njerëz, mbledhur nga mbarë Italia, morën pjesë parmbrëmë në shtegtimin e madh. U nisën në këmbë nga Helvia Recina, qytet markixhan, ku u kremtua Mesha e parë e u lexua edhe mesazhi i Atit të Shenjtë.
Mesazhi i drejtohej turmës së pafundme të të rriturve e të të rinjve, që do të nisnin, pas pak, në heshtje, në lutje e në meditim, ecjen drejt Shtëpisë Loretane, me urimin që kjo ngjarje domethënëse, të fuqizojë lidhjen e besimtarëve me Krishtin e t’i nxisë për ta dëshmuar me zell të ri, në gjurmët e Atë Mateo Riçit, bir i ndritur i trojeve markixhane. Shtegtimi, që sivjet organizohej për të 32-tën herë, çoi në Shtëpinë e Shenjtë Pishtarin e Paqes, ndezur nga Papa më 29 majin e kaluar, gjatë takimit me të gjitha dioqezat e Markeve. Pishtari u mbart nga Roma, në Rieti e pastaj në Akuila, si simbol drite për popullsitë e dëmtuara nga tërmeti. Të enjten e kaluar shtegtoi drejt Maçeratës, për t’u nisur përsëri, Pishtar shtegtar drite, në duart e shtegtarëve të dritës, drejt Shtëpisë Shenjte të Nazaretit, në Loreto. Por nuk do të ndalet këtu, Pishtari: nga Loreto, do të nisë një shtegtim edhe më të gjatë: drejt Madridit, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, që do të kremtohet nga 16 deri më 21 gusht 2011.







All the contents on this site are copyrighted ©.