2010-06-14 16:31:58

Kremtohet, në Katedralen e Milanos, Mesha e dritës për imzot Luigji Padovezen; Selia e Shenjtë përfaqësohej nga imzot Farhat.


(14.06.2010 RV)“Bari i dashur, dëshmitar bujar e mjeshtër i dialogut për pajtim”. Janë fjalët e Papës në telegramin e ngushëllimit për humbjen e imzot Padovezes, drejtuar kryedioqezës së Milanos, në ditën kur bashkësia ambroziane u mblodh rreth trupit të të Ndjerit, për të kremtuar salikimet solemene. Në Katedralen e kryeqendrës lombarde, qytet ku mëkëmbësi apostolik i Anatolisë pati lindur 63 vjet më parë, kryeipeshkvi vendas, kardinali Tetamanci, kryesoi Meshën e dritës, në një kornizë të përmortshme, i rrethuar nga mijëra njerëz, të prekur deri në lot, nga 40 ipeshkvij, ardhur prej të katër anëve të Evropës, e nga më se 200 meshtarë. Nunci apostolik për Italinë, kryeipeshkvi Gjuzepe Bertelo, lexoi mesazhin e Papës, ngarkuar me dhimbje të thellë për humbjen e prelatit, që vdiq tragjikisht i therur, në Turqi, më 3 qershorin e kaluar.
Papa ia porosit “shpirtin fisnik të këtij bariu të dashur, mëshirës së pafundme të Hyjit, Atit tonë që është në qiell, duke nënvizuar dëshminë pa kurrfarë interesi, në shërbim të Ungjillit dhe të impenjmit për dialog e pajtim, që prelati i ndjerë e pati në qendër të vëmendjes gjatë gjithë jetës meshtarake e misionit ipeshkvnor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.