2010-06-12 08:45:22

Konferencë në Durrrës:“Gjergj Kastrioti Skënderbeu: historia dhe imazhi”


Në Durrrës mabhet një Konferencë ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu: historia dhe imazhi”.
Më datë 28 maj 2010, në ambientet e hotelit “Adriatik” në Durrës, Universiteti “Marin Barleti” dhe Qendra e Studimeve Albanologjike tё Tiranёs organizuan konferencën ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu: historia dhe imazhi”. Kumtuesit trajtuan problematika historike që lidhen ndër të tjera me kontributin e familjeve feudale shqiptare (S. Daci), marrëdhëniet e Skënderbeut me Alfonsin e Napolit (P. Xhufi), me Venecian (L. Nadin), luftën e Skënderbeut dhe brezin lindor të tokave shqiptare (F. Duka), kontekstin kombëtar dhe fetar të luftës së Skënderbeut (M.Malaj), mbi origjinën e kryengritjes së Skënderbeut (D. Egro).
Me mjaft interes u ndoq edhe kumtesa e prof. Italo C. Fortinos nga Universiteti i Napolit “L’Orientale”: Figura e Skёnderbeut ne veprёn poetike tё Luis De Rosa-s.
Prof. Fortino theksoi se burimet e frymëzimit të poezisë së sotme arbëreshe, qё ka pёr argument figurёn e kёtij personaliteti historik, i mbёshtjellё nga miti i shkaktuar nga bёmat trimёrore dhe nga roli i jashtёzakonshёm qё Skёnderbeu luajti brenda dhe jashtё principatave arbёreshe, mbetet tradita gojore, ndër të cilat më e fuqishmja dhe më kuptimplota ёshtё, patjetёr, ajo qё çdo vit përsёritet si njё rit i origjinёs dhe qё zhvillohet me rastin e “Valleve”, tё martёn pas Pashkёve, sot vetёm nё disa katunde arbёreshё, ndёrsa nё fillim nё tё gjithё katundet arbёreshё tё Italisё sё Jugut.
Pёr njё ditё tё tёrё – tё martёn e Pashkёvet – me “Vallet” qё zhvillohen ndёpёr udhat e katundit kёndohen rapsoditё e ciklit tё Skёnderbeut – mё e njohura e tё cilëve ёshtё ajo qё fillon me vargun “E Skanderbeku njё menat” – qё kujton fitoren e Kastriotit kundёr Ballabanit dhe Turqёvet .
Tradita e shkruar, sipas kumtuesit, përpos asaj gojore, na ndihmon pёr tё kuptuar se si ёshtё depozituar nё imagjinatёn popullore figura e Skёnderbeut. Nё kёtё drejtimi njё roll tё rёndёsishёm kanё pasur disa autorё tё sё kaluarёs qё kanё shkruar pёr Skёnderbeun, si Marin Barleti me veprën Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis (Romё 1508/1510), Xhan Maria Biemmi me veprёn Historia di Giorgio Castriotto detto Scanderbeg (Brescia 1742ą, Brescia 1756˛), F. Sansovino me Dei fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, Venezia 1568), Laonik Kalkondila, i njohur pёr veprёn Historiarum de origine ac rebus gestis Turcorum libri X (botim postum, Frankfurt 1574), si edhe Papё Pius-i II - Aeneas Sylvius Piccolonimi – me veprёn Commentarii Rerum memorabilium (Romё 1584), Xhovani Sagredo me Memorie Istoriche de’ Monarchi Ottomani (Venezia, 1679), dhe Nikollё Keta, me veprёn e tij, Tesoro di notizie su de’ Macedoni (botim postum, 2002).
Pastaj prof. Italo Fortino, që ka botuar për herë të parë më 2008 poemën Ndihmja e Krojёs shkruar në vitin 1857 nga Xhuzepe Anxhelo Noçiti, nuk la pa theksuar rёndёsinё e pёrmbledhjes sё botuar nga Jeronim De Rada nё 1866 me titull Rapsodie d’un poema albanese. Kjo tufё me rapsodi formon njё cikёl me vete kushtuar pikёrisht Skёnderbeut: Hajin buk si di vёllezёr, qё flet pёr Milo Shinin e Skёnderbenё, Mbjodhi Krōj Skanderbeku, pёr martesёn e heroit, Vū spёrvĭeret Skandёrbeku, pёr trathtinё e Ballabanit, Menatet kurna u nisё, qё flet pёr kёshillat e Skёnderbeut tё birit Gjonit pёr tё shkuar nё Itali, Shkoi njё dit’ mĭegullore, qё flet pёr vdekjen e Skёnderbeut, “i pafān” i cili “s’ёsht mёÛ”.
Pas kësaj tabloje paraqitëse, prof. Italo Fortino u ndal në mënyrë të veçantë nё pёrmbledhjen me poezi Lule nё gjёmba, (Reklama, Tiranё, 1997) të poetit arbёresh bashkёkohor, Luis De Rosa nga Ururi, nё provincёn e Kampobasos nё Regjonin Molize. Kjo përmbledhje pёrmban njё poemth me titull Gjuha, i sprasmi thesar, kushtuar Skёnderbeut.
Nga pikёpamja antropologjike mund ta pёrcaktojmё, theksoi kumtuesi, si poezi të origjinёs qё gjen nё dheun, nё tokёn-Arbёri tё stёrgjyshёve frymёzimin poetik:
Oj dhé, njё herё tё prindёvet, / oj dhé, kurra mё i dukur, / oj dhé, kujtuor i bukur, / bjem estrin e poezivet / ёm tё i kёndonj gjёrivet.
Poemthi i De Rosёs ёshtё njё thirrje trimave arbёreshё, tё kёrshterёve pёr tё liruar Arbёrinё nga turku, por mbi tё gjitha ёshtё thirrja qё i drejtohet Skёnderbeut: Thёrresmi Gjergjin prapa ose Gjergji tё na vijё prapё dhe, nё fund, vargu vendimtar Biri madh na erdhi prapa dmth. Skёnderbeu le ushtrinё turke dhe kthehet nё Arbёri pёr kryengritjen.
Poeti Luis De Rosa prek krenarinё, qё pёrbёn njё nga elementet mё tё rёndёsishme nё strukturёn antropologjike tё personalitetit tё njeriut arbёresh. Karakteri i krenarisё paraqitet si baza e domosdoshme pёr tё pёrballuar momentin mё tё rrezikshёm dhe vendimtar tё historisё sё Arbёrisё, kur janë në lojë liria, atdheu, dhe krenaria atdhetare. Nё emrin e lirisё dhe nё emrin e dheut ngrihen jo vetёm princat, por metaforikisht ngrihen edhe trolli, natyra e tёrё e Arbёrisё.
Maja e trolle tё Shqipёrisё, / pylla e timba tё Mavres, / kur dёgjojtёn Mark Topin, / gjith u ngren, / gjith u pёrveshёn / njё dёshir kishёn: lirin .
Për prof. Fortinon, poeti Luis De Rosa nё shtatё skenat e pranishme nё poemthin “Gjuha i sprasmi thesar”, me thirrjen personaliteteve historike, Dioklecianit, Kostandinit dhe Justinianit, tё cilёt i konsideron si Prindёrat e mёdhenj tё tonё, ka pёrqendruar arsyet themellore qё kanё shtyrё mё parё Gjon Kastriotin, dhe mё vonё tё birin Gjergjin, tё ndёrmarrin luftёn kundёr turqve.







All the contents on this site are copyrighted ©.