2010-06-11 18:56:16

Papa nuk e shpalli Famullitarin Shenjt të Arsit, pajtor të meshtarëve


(11.06.2010 RV)Ndryshe nga sa pritej, në përfundim të Meshës, kremtuar sot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa nuk e shpalli Famullitarin e Arsit, Shën Gjon Maria Vianejn, pajtor të të gjithë meshtarëve të botës. Pritej një shpallje e tillë, duke pasur parasysh se Benedikti XVI e zgjodhi famulltarin e thjeshtë të fshatit francez, si figurë modelore të këtij viti, duke i ftuar të gjithë meshtarët të ecin në gjurmët e tij.
Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, duke kujtuar se u fol për këtë mundësi, shpjegoi se Shën Gjon Maria Vianej është prej kohe pajtor i famullitarëve. Prandaj Papës iu duk e arsyeshme të mos ia ndryshojë titullin e posaçëm, që ia ka dhënë Kisha, duke pasur parsysh se ka shumë figura të tjera shjentorësh meshtarë, të cilët mund të jenë frymëzuese për të gjithë ata që kryejnë, në një mori formash, shërbimin meshtarak. Edhe vetë Ati i Shenjtë, gjatë këtij viti, ka kujtuar shumë figura meshtarësh. Gjatë udhëtimit të tij në Torino, për shembull, e edhe në raste të tjera. Në Torino kujtoi posaçërisht figurën e Shën Gjuzepe Benedikt Kotolengos, e jo më pak, atë të Shën Leonard Murialdos, kampion i vërtetë i bamirësisë, që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e vet më të varfërve, në përpjekjen për të shëruar plagën e rëndë të mjerimit, nga e cila vuante Torino e kohës. Plagë e pashëruar, kjo, që pret kampionë të rinj…







All the contents on this site are copyrighted ©.