(11.06.2010 RV)Arriti në 23, numri i të vdekurve e në 338, ai i të plagosurve,
gjatë ndeshjeve, që nisën mbrëmë e vijuan edhe sot, në Osh të Kirgizistanit, ndërmjet
Kinës e Kazakistanit. Me sa duket, është fjala për ndeshje ndëretnike ndërmjet kirgizëve
e uzbekëve, në jug të vendit. Autoritetet kanë shpallur shtetrrethimin në zonë, ku
edhe në të kaluarën nuk kanë munguar ndeshje të kësaj natyre.