2010-06-10 16:01:17

Petriç:qeveria e institucionet e Kosovës të pastërohen nga korrupsioni


Ish i dërguari i BE së për Kosovën, ambasadori Volfgang Petriç (Wolfgang Petrich), ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të pastër dhe për politikanë që besojnë në rend dhe ligj, që sipas tij do të bënte që BE ja dhe EULEX i të ndihmojnë më shumë.
Petriç u bëri thirrje institucioneve të Kosovës ta luftojnë korrupsionin brenda vetes dhe gjithashtu elitës politike në Vend të marrë barrën e luftës ndaj kësaj dukurie. Ai tha se “sa më pozitiv që të jetë imazhi i vendit aq më shumë rriten gjasat që ai të njihet ndërkombëtarisht në botë”.
"Kjo në veçanti për një shtet si Kosova, që deri tani nuk është njohur universalisht, do të ndihmonte përfundimisht që të avancojë kauzën e njohjes së sovranitetit dhe atë ndërkombëtare".
Duke folur për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Petriç tha se të dyja palët duhet të lëvizin për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis dhe atë t?ia propozojnë BE së nëse duan t'i bashkohen asaj.

Të gjithë në shënjestër - Presidenti Fatmir Sejdiu tha se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të vihen në shënjestër të drejtësisë. Ai pohoi se arrestimet nuk mund ta destabilizojnë Kosovën. Sipas Presidentit, vendi duhet ta shfrytëzojë EULEX'in për ta shkurtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sejdiu mbështet shënjestrimin e shkelësve të ligjit - Presidenti inkurajon kryetarët e komunave EULEX-i shtrin hetimet per krime edhe në Veriun e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.