2010-06-10 17:10:27

Panairi i librit në Prishtinë


Të hënë është hapur në Prishtinë Panairi i 12-të i Librit. Shoqata e Botuesve të Kosovës ka organizuar këtë edicioni, “Prishtina 2010”, në të cilin mëse 90 shtëpi botuese, prezantojnë 1 mijë e 500 tituj të rinj të veprave të botuara në periudhën ndërmjet dy panaireve-
Shtëpitë botuese që marrin pjesë në këtë Panair të 12-të janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora.
Gjatë ditëve të panairit organizohen 40 promovime të veprave të ndryshme letrare.
Përveç promovimeve po ashtu shënohen disa përvjetorë, mes së cilëve 100 vjetorin e lindjes të së Lumes Nënë Terezë, vjetorin e françeskanit Atë Gjergj Fishtës, të Eqrem Çabejit, prof. Anton Çetës, të Abetares së Zymit dhe të shkrimtarit Ramiz Kelmendi e tjerë. Panairi do mbyllet më 13 qershor. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.