2010-06-10 17:46:34

OKB-ja i vendos sanksione Iranit. Klinton: fitore ndërkombëtare e Obamës.


(10.06.2010 RV)Dje OKB-ja miratoi disa sanksione kundër Iranit në lidhje me zhvillimin e programit bërthamor. Pro sanksioneve votuan edhe Rusia e Kina, ndërsa Turqia dhe Brazili kundër. Sekretarja e shtetit Hilari Klinton e cilësoi miratimin e sanksioneve si një fitore ndërkombëtare të presidentit Obama. Ndërkohë Teherani reagoi ashpër, veçanërisht kundër Kinës, vota e së cilës pro sanksioneve i erdhi qeverisë iraniane krejt e papritur. “Kina është vasale e perëndimit. Ajo po e humb dalëngadalë ndikimin në botën myslimane,” - u shpreh drejtori i organizatës iraniane për energjinë bërthamore Ali Akbar Salehi.







All the contents on this site are copyrighted ©.