2010-06-10 17:46:12

Afganistan: Gjenerali MekKristal: Operacionet në zonën e Kandaharit do të ngadalësohen. Autobombë në dasëm. 40 të vrarë.


(10.06.2010 RV)“Operacionet ushtarake që synojnë marrjen nën kontroll të Kandaharit, vendlindje e talebanëve, ka mundësi të ngadalësohen dhe të zgjasin më shumë nga ç’ishte planifikuar.” tha komandanti më i lartë i NATO-s në Afganistan gjen. MekKristal. Ndërkaq dje talebanët kryen një atentat me kamikaze në një dasëm në provincën jugore të Kandaharit, duke shkaktuar 40 të vdekur ndër dasmorë. Akti terrorist u dënua ashpër nga presidenti Karzai. “Është një akt kundër gjithë njerëzimit. Dasmat në të gjithë botën janë jo vetëm çaste gëzimi por edhe momente të shenjta që meritojnë mbrojtje dhe respekt.” deklaroi presidenti afgan Hamid Karzai.







All the contents on this site are copyrighted ©.