2010-06-09 17:03:13

Korridori 8: Emiratet e Bashkuara Arabe financojnë një pjesë të autostradës në Shqipëri


(09.06.2010 RV)Emiratet e Bashkuara Arabe duan të forcojnë praninë e tyre në Shqipëri. Ambasadori i ri, me rezidencë në Athinë, gjatë paraqitjes së letrave kredenciale para ministrit të jashtëm shqiptar, Ilir Meta, konfirmoi dëshirën e vendit arab për të shtuar investimet në Shqipëri. Pas ndërtimit të aeroportit të Kukësit, Emiratet do të financojnë edhe një pjesë të autostradës Tiranë-Elbasan, segment i korridorit 8, që do të shkurtojë me 90 minuta kohën e përshkimit të rrugës, e cila çon më pas, në kufirin me Maqedoninë. Ministri Meta falenderoi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe deklaroi se së shpejti, Tirana do të hapë ambasadën e saj në Abu Dabi.







All the contents on this site are copyrighted ©.