2010-06-08 16:56:12

OKB: Komisioni për të drejtat e njeriut kërkon ndjekje penale për rebelët ugandezë të LRA.


(08.06.2010 RV)Të arrestohet dhe të ndiqet penalisht Xhozef Koni dhe komandantët e rebelëve të Ushtrisë së Qendresës së Zotit (Lord’s resistance army). Kjo është thirrja që sipas agjencisë Misna, bëri Komisari i lartë për të drejtat e njeriut Navanetem Pile, gjatë një konference për shtyp në Kampala, në përfundim të mbledhjes mbajtur për rishikimin e statutit të Gjykatës penale ndërkombëtare.
“Kam besim se tre kryetarët e Ushtrisë së Qendresës së Zotit, që janë akoma gjallë dhe aktivë, do të arrestohen dhe do të ndiqen penalisht për krimet e kryera në veri të Ugandës, traumat e të cilave do të duhen vitet që të shërohen”, u shpreh Komisari Pile.
“Kjo gjendje duhet të marrë fund. I kërkoj autoriteteve ta braktisin këtë metodë diskriminuese dhe të krijojnë një komision për të vërtetën dhe pajtimin që ta ndihmojë vendin për t’i shëruar plagët:” vazhdoi përfaqësuesi i lartë i OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.