2010-06-08 19:24:37

Në Darfur situata vazhdon të jetë kritike. 600 të vrarë vetëm në maj.


(08.06.2010 RV)Në zonën e harruar të Darfurit, në Sudan, gjendja vazhdon të jetë kritike. Vetëm muajin e kaluar sipas burimeve të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit afrikan u vranë afro 600 vetë në përleshjet ndërmjet rebelëve dhe trupave qeveritare. Janë këto shifra që e bëjnë të kuptueshëm misionin e operatorëve të paqës në terren pas shtatë vitesh konflikt dhe përpjekjeve të pafrytshme të gjykatës ndërkombëtare për të vënë në bankën e të akuzuarve përgjegjësit e këtyre krimeve. Po nga ana tjetër në Doha, Katar, po nisin përgatitjet e bisedimeve për paqë ndërmjet qeverisë së Kartumit dhe një grupi ku bëjnë pjesë përfaqësues të rebelëve të Darfurit.
Mbi mundësitë për paqë, në mikrofonin e Radios Vatikanit flet përfaqësuesi i Bashkësisë së Shën Egjidit, Vitorio Shelco:

Përgjigje: Situata në Sudan, në përgjithësi është shumë e ndërlikuar. Po i afrohemi një kthese vendimtare, që do të jetë ajo e referendumit për pavarësinë e jugut, që do të kremtohet në janar të vitit 2011. Pra, letrat në dorë po përzihen rishtas. Është e nevojshme që problemi të shqyrtohet nga anë të ndryshme. Këto janë çaste të vështira në të cilat aleancat ndryshojnë, ku ekuilibret në zonë janë në rrezik dhe prandaj është i nevojshëm një impenjim më i madh i bashkësisë ndërkombëtare. Po ashtu, duhet thënë se ndonëse përleshjet kanë rifilluar, kjo nuk do të thotë se nuk ka më mundësi për zgjidhje nëpërmjet bisedimesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.