2010-06-08 13:28:00

Kalendarin historik i 7 qershorit


Duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë se si sot me 7 qershor
Më 7 qershor 1451 - Midis Alfonsit të Napolit dhe kontit shqiptar Gjergj Arianitit u nënshkrua Traktati për bashkëpunimin në luftën kundër turqve. Në emër të Gjergj Arianitit dokumentin e firmosi ambasadori i tij Filip Pantella. Traktati i vitit 1451 është një nga marrëveshjet e rralla dypalëshe që ka ardhur deri në ditët tona me një rëndësi të madhe historike dhe shtetformuese.

Më 7 qershor 1594 - Në manastirin e Shën Mërisë në Mat, u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i Shqipërisë për hartimin e projektit të kryengritjes dhe çlirimit të vendit. Në Kuvend morën pjesë edhe përkrahësit e marrëveshjes me Republikën e Venedikut. Kuvendi u shpreh për kryengritjen e përgjithshme të Kalorësve Tom Plezha dhe Mark Gjini, që ishin në shërbim të Venedikut iu ngarkua detyra që së bashku me peshkopin Nikollë Mekajshi të hynin në bisedime me Papatin për bashkëpunim në zbatimin e projektit të kryengritjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.