2010-06-07 17:24:05

Hungaria qetëson tregjet. Bursat rrëmujë


(07.06.2010 RV)Hungaria përpiqet të japë sinjale pozitive për tregjet ekonomike botërore, pas frikës së të premtes, kur qeveria e Budapestit deklaroi se rrezikon të njëjtin fat me Greqinë. Euro ka arritur në minimumin e katër viteve të fundit, në krahasim me dollarin. Sot, Ministri hungarez i Ekonomisë bëri hapa mbrapa, duke deklaruar se qeveria do të arrijë gjithsesi objektivat e parashikuara. “E kam ekzagjeruar situatën të premten”, deklaroi ministri. Bursat botërore u përgjigjën me rënie të menjëhershme e më pas, dalëngadalë, u kthyen pozitive. Sot, takohen edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozì për të diskutuar gjendjen para se të fillojnë mbledhjet e G8-ës dhe të G20-ës në Kanada.







All the contents on this site are copyrighted ©.