(06.06.2010 RV)U ndërtua me fondet e mbledhura nga besimtarët dhe me kontributin
e qeverisë qipriote. Shugurimi (1960) u kremtua në praninë e kryeipeshkvit maronit
të Qipros, imzot Elias Farah dhe të presidentit të Republikës së Qipros, Fortlumturisë
së Tij, Makarios III. Kohët e fundit katedralja u restaurua pjesërisht, me fonde të
dhuruara nga besimtarët. U prek kryesisht elteri, në përkim me udhëzimet e reja të
Liturgjisë maronite, u vendosën vetrata të reja me episode nga jeta e shenjtorëve
maronitë, u realizuan disa mozaikë artistikë përjashta si dhe impiantet e ajrit të
kushtëzuar. Kisha mund të zërë 300 besimtarë. Sot ishin të pranishëm më se 300
besimtarë maronitë, me korin e tyre si dhe Komiteti organizues. Lutjet u thanë në
gjuhën greke, arabe e angleze. Në përfundim të kremtimit, Papa u largua nga katedralja
drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Larnakës.