(05.06.2010 RV)Me 309. 000 banorë, (pjesa greko-qipriote 224.000 banorë; pjesa
turko-qipriote 85. 000 banorë), kryeqytet që në mesjetë, shtrihet në fushën qëndrore
të ishullit. Vendbanimet më të lashta nisin nga epoka e bronzit, në një territor të
pasur me bakër e me tokë pjellore. Qyteti, ashtu si mbarë Ishulli i Qipros, ka një
histori të trazuar. U pushtua, me radhë, nga romakët, bizantinët, lusinjanët, frankët,
venecianët (1489-1571), otomanët (1571-1878) e së fundi, nga britanikët (nga vitit
1878), deri në fitimin e pavarësisë, në vitin 1960. Muret e Nikozisë janë vepër e
venedikasve, që ndryshuan edhe rrjedhën lumit Pedieos, duke i dhënë kështu fund përmbytjeve.
Që nga koha e pushtimti turk (1974), Nikozia u nda në dy pjesë të barabarta nga vija
ndarëse e armëpushimit (Green Line ose Attila Line). Patrullohet nga helmetkaltrit
e UNFICY (United Nations Peacekeeping Force Cyprus). Në pjesën jugore, nën kontrollin
e Republikës së Qipros, janë selitë e institucioneve politike, ekonomike, industriale
si dhe përfaqësitë diplomatike.
Kryepeshkopi Makarios III (1913-1977),
në shekull Mihail Christodulu Mùskos ka qenë Kryepeshkop i Qipros, me emrin Makarios
III (nga vitit 1950) si dhe presidenti i parë i Republikës së Qipros, deri në vdekje.
La gjurmë të thella në kujtesën historike të vendit, si personalitet fetar e politik
i shquar, por edhe i diskutuar.