2010-06-04 14:12:10

Papa arriti në Qipro


Papa Benedikti XVI i shoqëruar nga një delegacion prej 37 personash mbërrini në Qipro, në orën 14 lokale, në aeroportin e Pafos (Paphos), ku Papa fillon etapën e parë të vizitës se tij apostolike treditore në ishullin e Mesdheut. Në aeroport Papën e priti Presidenti greko-qipriot, Demitris Christpfias, kreu i Kishës ortodokse të Qipros, kryepeshkopi Chrysostomos II, Nunci Apostolik e shumë personalitete tjera shtetërore e kishtare.
Menjëherë pas arritje, Papa së bashku me kryepeshkopin Chrysostomos II kryeson një ceremoni ekumenike në vendin që kujton ndalimin e Shën Palit Apostull në Qipro.







All the contents on this site are copyrighted ©.