(04.06.2010 RV)Kisha e Shën Qiriakës Krizopolitisa(Zojës së Shenjtë të Mbështjellë
me Ar), është një nga vendet e njohura të kultit ortodoks, e hapur edhe për katolikët
e anglikanët, që nga vitit 1987, me dëshirën e ipeshkvit të asokohshëm të Pafos, ipeshkëv
aktual i Qipros, Fortlumturisë së Tij, Krizostomos II. Kisha ngrihet përballë zonës
arkeologjike, ku mund të admirohen mbetjet e bazilikës paleokristiane të shekullit
IV.